Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, ka rrëzuar kërkesën për lirim të të dënuarit Myrteza Caushi.

Ka qenë avokati i Zani Caushit, Arben Lena i cili kërkoi më shumë kohë për të nxjerrë konkluzionet e mbrojtjes dhe seanca gjyqësore ishte shtyrë për ditën e sotme, por pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse kërkesa për lirimin e Caushit është rrëzuar.

Ish-kreu i bandës së Vlorës, i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendonte se ka kryer dënimin dhe kërkon lirimin me kusht.

Ai ka bërë këtë kërkesë duke pretenduar se e ka kryer 2/3 e dënimit.

Gjithashtu i forti i Vlorës në trazirat e ‘97, Caushi ka kërkuar një përllogaritje të saktë të viteve të dënimit, pasi pretendon se ka pasaktësi në llogaritjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re