Ministria e Infrastrukturës ka dhënë miratimin për ndërtimin e 4 Hec-eve në lumin Shushicë. Punimet do të kryhen nga firma “Shushica shpk”.

Bëhet fjalë për një Hec në Brataj, Gjormë, Kotë dhe Drashovicë, të cilat janë të përcaktuara në kontratën e vitit 2017.

Por kjo është  vrasëse për banorët e këtyre zonave.  Lumi ka rëndësi për fshatrat, që mbijetojnë përmes ujit të këtij lumi.

nisja e [punimeve ka sjell mungesë të prurjeve që vështirëson jetesën e tyre, pasi mbahen me bujqësi dhe blegtori. Ata kanë bërë protesta për të mos lejaur dnërtimin e këtyr Hec-ece por nuk është dëgjuar zeri i tyre deri tani.

Banorët: Firma që kërkon të ndërtojë këto i ka nisur proceduar fshehurazi. Nuk kishte lajmëruar njëri kishin ardhur edhe TV. Ne radhën e parë nuk i pritëm fare. Asnjë nuk ishte pro por ata falsifikuan dhe shkruan atje sikur ne ishim dakord. Ne bëmë protesta dhe ata e miratuan lejen, u pezulluan për pak kohë dhe rifilluan sërish. Krahas protestave, kemi filluar rrugën ligjore, sepse duam ti zgjidhim pa konfrontim. Ne jemi të vendosur dhe nuk do ta lejojmë. Lumi Shushica është shumë i rëndësishëm për ne. Uji do të mungojë 8 km, unë flas për fshatin tonë. Dëmton bujqësinë, blegtorinë.

Këtu me bujqësi dhe blegtori jetojmë. Uji është i mrekullueshëm.  Këtu shkatërrohet cdo llooj gjëje. Prishën edhe urën fare. Aty matanë ka qenë një qytezë. Do vazhdojmë reagimet.

Pa ujë kjo zonë vdes. Nuk do i lejojmë kurrsesi shprehen banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re