
Në hapësirën e tij të përjavshme në Fax News, avokati i njohur Altin Goxhaj foli për projektligjin e kaluar pak ditë më parë në Parlament, i ashtuquajturi “projektligji i barazisë gjinore”.
Sipas tij, indentiteti i fëmijëve, falë këtij ligji që ai e quan “sorosian”, është në rrezik.
“Jo vetëm në rrezik. Tani është kapërcyer vija e rrezikut. Është momenti i rradhës. Është hedhur shorti i së keqes e kujt ti bjerë rradha”, u shpreh ai.
Më pas, avokati nguli këmbë tek fakti që tashmë fajin për këtë që po ndodh e kanë prindërit, të cilët me heshtjen e tyre po ia dorëzojnë fëmijët dreqit.
“Nuk është Rama. Janë prindërit shqiptarë që po ja dorëzojnë fëmijët Satanit. Janë prindërit shqiptarë që po ia dorëzojnë fëmijët Dexhalit, duke i falur shpirtin dreqit. Janë prindërit shqiptarë që heshtin. Janë prindërit shqiptarë fajtorët. Mos e shihni më Ramën. Rama është drejtori i një agjende globaliste satanike. Prindërit shqiptarë duhet ta pranojnë që janë ata fajtorët, nuk është Rama. Heshtja e tyre është e tmerrshme, është kriminale. Nuk do ti gjykojnë thjesht historia. Do ti gjykojnë fëmijët e tyre”, tha ndër të tjera Avokati Altin Goxhaj.
INTERVISTA E PLOTË:
