Aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhembështetës i Partisë Demokratike shkruan se Lulzim Bashën e kanë këshilluar që të vendosë një derë të blinduar në zyrën e tij.

Me anë të shënimi në rrjetet sociale, aktori i thotë Bashës që të mos ketë merak sepse nuk do t’i ndyjnë duart me kryedemokratin, pasi sipas tij, Basha së bashku me qylasat e tij do të ikin sepse nuk i duan demokratët.

“Flitet se këshilltarët e tij mizerabel, të cilët janë ca tipa që kanë alergji ujin dhe sapunin, e kanë këshilluar Lul vulen t’i vërë zyrës një derë të blinduar. Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejmë duart as me ty dhe as me ndonjë servil të palarë që ke aty afër zyrës.

Ti bashkë me qylsat do ikësh sepse nuk të duan demokratët, janë shumica e tyre që do vendosin me votë dhe kësaj nuk kemi ç’ti bëjmë. Sikur me gurë e beton ta bësh derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen, nuk të duan, kaq…”, shkruan Deda.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re