Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata nëpërmjet një lidhje “skype’ ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushteti”, moderuar nga Juela Meçani në Fax News.

Gjata u shpreh se vetë fakti që të gjithë deputetët e PD ishin anëtarë të Këshillit kombëtar në mënyrë automatike, tregonte shumë mbi zhvillimin e demokracisë së brendshme.

Ndërsa sa i përket mospjesëmarrjes së 35 deputetëve në Kuvendin e 30 Prillit, Gjata tha se disa prej tyre e kishin problemin e vërtetë me bazën sepse nuk ishin shfaqur më në terren që pasi kishin marrë mandatin.

Pyetje: A ja doli që të jetë “përbashkues” Kuvendi Kombëtar i partisë Demokratike?

Gjata: Faktet janë të tilla që të gjithë deputetët e PD-së, automatikisht janë anëtarë të PD-së me statut dhe nuk janë votuar në kongres. Kemi që në shtator që po luftojmë për këtë ditë. Ne të tjerët u votuam, hymë me votë. Pra imagjinoni Lulzim Basha, Alibeaj, Bardhi etj, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa ne u votuam. Tani më demokraci se kaq unë nuk di të ketë. Më pas është procesi i rishikimit ku kushdo mund të shohë votat e tij.

Kjo solli demokracinë në PD dhe më duket dritëshkurtësi mos-pjesëmarrja e deputetëve. Pse duhet të shkëputeni, mund të kishin ardhur dhe të jepnin argumenta kundër sa të donin, nuk i pengon njeri.
A ishim ne që dogjëm mandatet dhe nuk e çuam aksionin deri në fund? Tani këta bojkotojnë kongresin? Çfarë do të çojnë deri në fund këtë herë. Nuk janë 35 por një pjesë e heshtur e deputetëve të cilët për shumë arsye, qoftë për një kompleks apo një hatërmbetje personale nuk kanë marrë pjesë në kongres.
Këta deputetë nuk e kanë problem kongresin por me elektoratin e vetë. A e dini se ka deputetë të cilët që prej se kur kanë marrë mandatin nuk janë marrë më në bazë që një ditë pas zyrtarizimit të marrjes së mandatit. Tre prej tyre nuk janë parë qoftë edhe në një proces votimi apo organizim të partisë. Ata e kanë problemin me bazën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re