Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një fabrikë prodhimi parafabrikat ne Kamëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50.

Policia bën të ditur se B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re