Një debat është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Ky i fundit akuzoi Lleshajn se po rrihte kot qytetarët, ndërsa ministri
theksoi se është dora e zezë e opozitës që po shkakton këto ngjarje.

Ndërkohë, gjatë debatit ka ndërhyrë policia duke larguar Spahinë, por një moment, njëri prej tyre tentoi të largojë me kujdes.

Kjo nuk i ka pëlqyer shefit të tij, i cili e ka kapur prej krahu duke e shtyrë në drejtim të ish-deputetit.

Ky veprim ka marrë mjaft reagimë në rrjetet sociale, më shumë se sa vetë debati mes dy politikanëve, i cili zhvillohet në një rrafsh politik.






Previous articleRregulla të reja për vizat amerikaneNext articleIu nënshtrua një operacioni të vështirë në Itali! Kryemadhi mesazh Ramës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re