Një youtuber ka arritur të kapë disa pamje mahnitëse të një vullkani aktiv në Islandë përmes një droni.

Duke tentuar të afrojë sa më shumë të mundet dronin në grykën e vullkanit, droni i Joey Helms është përpirë nga lava e vullkanit Fagradalsjfall.

I riu më tutje i ka përcjellë pamjet në youtube, ndërsa mediat e huaja po ashtu e kanë transmetuar këtë video nga afër të vullkanit.

Në shumë komente të videos së publikuar 5 ditë më parë, njerëzit e kanë pyetur youtuber-in se përse ka ‘sakrifikuar’ një dron për këto pamje, ndërsa disa të tjerë shprehen se djegia e dronit nkëmbim të këtyre pamjeve ia vlente. Vetë youtuberi është shprehur se vetë nuk di të thotë a ia vleu të merrte përsipër humbjen e një pajisje teknologjike, por të paktën, pamjet e kapura janë epike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re