Drejtori i Përgjithshëm i TV Klan Aleksandër Frangaj, ka debatuar ashpër me analistin Baton Haxhiu, ndërsa i tha këtij të fundit se e ka këshilluar gabim kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Haxhiu ka mohuar që të jetë takuar së fundi me Bashën, ndërsa tha se hera e fundit që është takuar me të ka qenë për kafe në shtëpinë e Bashës, por përpara zgjedhjeve.

Debati: 

Frangaj: Pranoje që  e ke këshilluar gabim!

Haxhiu: Asnjëherë s’e kam takuar Bashën.

Frangaj: Je i filmuar. Ke katër muaj.

Haxhiu: Jo katër muaj, kam një vit e 4 muaj.

Frangaj: Do të nxjerr videon nesër!

Haxhiu: Herën e fundit, para 16 muajsh e kam takuar në shtëpinë e tij, kam pirë kafe.
Nuk i takoj kurrë liderët, as nuk i thërras në telefon Sandër. Unë kam 16 muaj për dallim prej jush që i takoni përditë.

Shkullaku. Unë e takoj 2 herë në ditë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re