Monika Kryemadhi: Dua të kaloj drejtpërdrejt në veprimet e fundit të kufomës politike Edi Rama. Frikacaku tregoi se ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga verdikti, ka frikë nga partia dhe nga vota e lirë e shqiptarëve. Jo vetëm sot nuk hapi listat, por i bunkerizoi për të larguar dhe për të distancuar Shqipërinë nga integrimi europian dhe shqiptarët nga Europa. Ai tregoi frikën e tij që ka nga partnerët seriozë që ndjekin hap pas hapi veprimet e tij kriminale kur jo më larg se disa ditë më parë u dekonspirua nëndrejtori i tij i OFL që ndante informacionet e partnerëve ndërkombëtar me bandat dhe krimin.

Rilindja ngatërron llucën me lucën, por nuk është as pastrim i barkut të peshkut por as mbushje e barkut apo kokës së peshkut. Sot Rama tregoi që ka frikë dhe nuk ndahet dot nga bandat apo krimi. Është armiku i qytetarëve që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit dhe kanë për strehë rrënojat e këtij tërmeti .

Edi Rama sot është armiku i naftëtarëve të Ballshit që djersën dhe pagat e tyre janë në xhepat e familjarëve të tij ku kontratat e off-shoreve ia përplasin në fytyrë për të kërcënuar dhe për të marrë gjërat që janë në të keq të shqiptarëve. Rama është armik i mjekëve dhe infermierëve që vec se nuk paguhen, por as nuk mbrohen nga infeksionet, jo më nga pandemia. Paratë e tyre i kalon menjëherë me vendime sekrete në xhepat e oligarkëve.

Është armiku i mësuesve, i të rinjve shqiptarë që taksat i ka marrë dhe i ka kthyer në xhepat e tij për të favorizuar SHPK-të e radhës. Nuk ka faj që flet brockulla se 6 muaj nuk i mjaftojnë për të mbyllur hesapet e as bilancet. Janë 6 muajt e fundit që do ti sillen vërdallë dhe do ti dalin në ëndërr mëngjes, drekë, darkë. Më kot lodhesh, era e qelbur e kufomës politike nuk mund të mbulojnë dot as parfumet më të shtrenjta të rilindjes. Ti zotëri e ke vendin aty ku ke cuar bashkëpunëtorët e tu më të afërt dhe do të jesh kolegu i qelisë së tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re