Pas protestës së djeshme, tre studentë në emisionin ‘Panorama e Mëngjesit’, te Panorama TV kanë treguar në lidhje me revoltën e tyre ndaj nismës së ministrisë së Arsimit dhe kundërshtinë për të punuar me detyrim, ku cituan se ‘projekt propozimi duhet të tërhiqet”.

Një prej studentëve në studio tha se mjekët nuk kanë kushte dhe largohen jashtë, ndaj dhe duhet që ministria e Arsimit t’i japë një zgjidhje kërkesave të tyre, ku cituan “nuk i nënshtrohemi detyrimit, është gjobëvënie”, duke shtuar se nëse kushtet përmirësohet në dëshirën e bluzave të bardha është që të qëndrojnë në vendin e tyre.

Çfarë nuk ju pëlqen nga ky propozim?

“Propozimi na është dukur absurd pasi nuk mund të më detyrosh të ushtroj profesionin tim aty ku nuk dua. Qëndron e gjitha tek shtrëngimi, është diskutuar që ne duam të ikim por e vërteta nuk qëndron ashtu. Askush nuk do të lërë familjen dhe të nisë gjithçka nga e para, e gjitha ndodh sepse problemi nuk jemi ne, por tek fakti se mjekët nuk kanë kushte dhe ikin”, tha studentja.

Ndër të tjera ata shprehën shqetësim se nuk mund të pranojnë tarifën prej 5 mijë euro nëse nuk qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 3 vjeçare pasi përfundojnë studimet dhe të ndihen të detyruar për të nënshkruar një kontratë.

“Problemi qëndron se pse duhet të jemi të kushtëzuar, unë nuk kam pse në vitin e parë të lidh një kontratë me shteti kur nuk e di se çfarë do ndodhë me jetën time pas 5 vitesh dhe të paguaj atë tarifë, ne studiojmë në një fakultet ku nuk kemi godinë”, shtoi studenti tjetër.

Lidhur me protestën e mbajtur ditën e djeshme më 20 qershor, studentët shpjeguan se ajo ishte një formë revolte ndaj kushteve që i janë vendosur, ku shprehën shqetësim se nga ana e opinionit publik ishin keqkuptuar, pasi ata nuk shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi nëse këtu ka shërbim dhe kushte për të ushtruar detyrën e mjekut.

“Protesta e djeshme na u keqkuptua, pasi na thuan se duam të ikim. Por ishte një revolt ndaj ministrisë, dhe e kemi shpjeguar se pse largohemi ne. Ne largohemi pasi nëse dalim mjek, dhe detyrohem të punojë 3 vite këtu ka qytete ku kushtet janë miserable në disa qytete dhe nuk ofron dot shërbim, dhe i bie të qëndrojmë për numër”, tha studenti.

Të pyetur nëse kanë pasur dijeni në lidhje me projekt-propozimin e ministrisë më herët, ata pohuan se jo dhe se i është komunikuar gjatë një takimi jo gjithëpërfshirës me një pjesë të studentëve.

“Është bërë një mbledhje ku është thirrur një pjesë e fakultetit dhe nuk i është thënë se për çfarë do flitet, aty kuptuam se çfarë do ndodhë. Takimi nuk ka qenë gjithëpërfshirës. E kemi ndarë mendjen që nuk i nënshtrohemi detyrimit, pasi është gjobëvënie realisht. Ne do presim përgjigje nga ministria dhe nëse na jepet një zgjidhje më e mirë dhe ne e kuptojmë, por nëse vazhdohet me propagandë, por ne do i qëndrojmë idealin. Ky projekt propozim duhet të tërhiqet. Këto janë kërkesa tona, të përmirësohen kushtet dhe pagat”, tha një prej tyre.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re