Ditën e sotme u mbajt takimi i dytë mes kryeministrit Rama dhe përfaqësisë së naftëtarëve të Ballshit. Një takim që mund të konsiderohet i frytshëm, pasi të dyja palët ranë dakort me vendosjen e një page neto prej 400 mijë lekësh për një periudhë 12 mujore, për të gjithë punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh. Në dalje të takimit kryeministri Rama, u shpreh se ka bërë gjënë e duhur për vendosjen e një page të arsyeshme, duke marrë parasysh dhe vështirësitë që naftëtarët kanë kaluar këto 12 muaj.
“E them me shumë kënaqësi që ç’ka ne kemi vendosur në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë ku duhet të kalkulojmë cdo ditë si asnjëherë më parë në eksperiencën time për të qenë largpamës pasi jemi në kushtet e një paparashikueshmërie për shkak të Covid-it nuk është e lehtë, por ne jemi të bindur se jemi bërë gjënë duhur. Duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj që të kenë sigurime të plota dhe ndërkohë garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën e vështirë që kanë kaluar.
Investitori? Me lejoni të shijoj këtë moment kaq pozitiv dhe njerëzor ku kemi qarë hallin si një familje dhe kemi materializuar moton tonë që “askush nuk do të jetë vetëm” dhe gjithçka që është e mundur nga ana jonë do të bëhet. Nuk i kemi të pakufizuara mundësitë, por ky grup meriton një vëmendje të vecantë pasi është një grup burimesh njerëzore të specializuar në një sektor të rëndësishëm. Nuk jemi dorëzuar për perspektivën e rafinerisë edhe pse kërkon investim të konsiderueshëm. Cdo të bëjmëmë pas të ia lëmë të nesërmes, por vazhdojmë procesin i kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre njerëzve për të marrë frymë lirisht”.
/faxweb