Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar për pjesëmarrjen në Komitetin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë. Në një postim në Tëitter, thotë se është e kënaqur që do të marrë pjesë ndërsa thekson se fokusi do të jetë rruga e reformave ndonëse vendi është përballur me tërmetin e fuqishëm të 2019 dhe pandeminë si e gjithë bota.

“E kënaqur që hap Komitetin e 11-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë dhe që shikoj kaq pjesëmarrje të mirë nga të dy palët. Ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin e vitit të kaluar dhe COVID19, por fokusi mbetet tek rruga e reformave: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e tyre!”, shkruan Calavera.

Komiteti i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndihmon Këshillin e Stabilizim Asociimit të mbikqyrë zbatimin e MSA-së që hyri në fuqi në vitin 2009.

Komiteti përbëhet nga përfaqësues të Këshillit të BE dhe Komisionit Evropian, nga njëra anë , dhe të përfaqësuesve të qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re