Ndër serialet e para dhe më të gjata që ka filluar të transmetohet në Shqipëri në fund të viteve ‘80 u bë një prej më të ndjekurve edhe nga publiku shqiptar. “Skllavja Izaura”, nja prodhim i kompanisë braziliane “Rede Globo”, që daton në vitin e largët 1976, kishte për protagoniste një aktore braziliane Maria Lucélia dos Santos, e cila në një kohë të shkurtër, u bë e njohur në të gjithë globin.

Telenovela (Escrava Isaura), e bazuar në novelën me të njëjtin titull të shekullit të 19-të, shkruar nga Bernardo Guimarães, është një prej serialeve më të ndjekur në programet televizive, sipas një studimi të bërë nga Good Morning America. Sipas një anketimi, është prodhimi televiziv më i shitur dhe i dubluar, i transmetuar në më shumë se 130 vende të botës me një shpërndarje deri në 81 për qind.

Madje, në Rusi, u bë aq popullor si serial, saqë fjala portugeze “fazenda” (fermë) ishte një prej më të përdorurave në komunikimin e përditshëm. Edhe emri Izaura ishte në krye të listës për vajzat që lindnin në ato vite.

E privilegjuar që ishte e ftuar për të luajtur këtë rol krijuar nga Gilberto Braga dhe drejtor Herval Rossano, Lucélia u bë një ndër vajzat më të adhurura të globit në ato vite. Ajo luajti edhe role të tjera më vonë, siҫ ishte edhe “Estúpido Cupido”, por nuk pati të njëjtin ndikim në publik.

Por si është sot aktorja e famshme Lucélia dos Santos? Qysh nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite, por 57-vjeҫarja Maria Lucélia është ende pjesë e prodhimeve televizive si producente, drejtore apo edhe aktore.

Mes shumë roleve në kinema në projektet televizive, në vitin 2011, Maria ka spikatur edhe me rolin e Débora-s në serialin Aline (Rede Globo). Por, pa dyshim Izaura ishte suksesi i saj i papërsëritshëm që pati ndikim në të gjithë botën.

Maria Lucélia dos Santos u martua me kompozitorin dhe producentin John Neschling, me të cilin u divorcua disa vite më vonë. Djali i tyre, Pedro Neschling (lindur më 28 qershor, 1982), është gjithashtu aktor.

Lucélia është përfolur gjithmonë edhe si mikesha e Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, që kur shtëpia e prindërve të saj u vendos përballë Santo André, aty ku Lula nisi edhe karrierën politike.

 

Burimi: classlifestyle.com

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re