Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane do të mund të marrin përgjigjen ditën e sotme.

Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën sotme dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023.

Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane janë në pritje të përgjigjes. Faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë.

 “Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb