Janë burim i mirë i vitaminave C dhe A.
Patate e ëmbla të pjekura sigurojnë gati gjysmën e nevojave tuaja të përditshme të vitaminës C dhe A, të cilat janë shumë të rëndësishme gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit.
Shumë ushqyes të tjerë
Patatet e ëmbla sigurojnë një të tretën e nevojës tuaj për mangan, një mineral që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe nxit shëndetin e lëkurës dhe kockave. Gjithashtu do të merrni mes 15 dhe 30% të disa vitaminave dhe mineraleve B që sigurojnë energjinë, duke përfshirë kaliumin.

Veti antioksiduese
Vitaminat A dhe C gjithashtu funksionojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat kundër plakjes dhe sëmundjeve.

Patatet e ëmbla kanë veti anti-inflamatore
Inflamacioni i pakontrolluar rrit rrezikun për sëmundje kronike duke përfshirë obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Komponimet natyrore anti inflamatore te patatet e ëmbla ulin inflamacionin në nivel qelizor.

Nuk shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak
Disa mund të mendojnë se patatet e ëmbla kanë shumë niseshte, por përbërja e tyre e lartë me fibra nuk lejon rritjen e nivelit të sheqerit dhe insulinës në gjak.

Rregullojnë presionin e gjakut
Kaliumi i gjendur te patatet e ëmbla spastron natriumin e tepërt dhe lëngun jashtë trupit, i cili ul presionin e gjakut dhe zvogëlon tendosjen në zemër. Kaliumi gjithashtu ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës dhe kontraktimet e muskujve.

Mund të ndihmojnë në humbjen e peshës
Niseshteja e gjendur në pataten e ëmbël nxit ndjenjën e ngopjes, kështu që do të hani më pak.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re