Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar për rastet e reja me COVID-19 nëpër fasoneri si dhe për gjobitjen e gazetares Sonila Meço e cila kishte thyer urdhërin për numrin e të ftuarve në studio.

Basha thotë se Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 pasi refuzoi t’i mbyllë ato dhe t’u japë pagat e mbijetesës.

Po ashtu lideri i opozitës thekson se ai po gjobit dhe mbyllur mediat për të mbytur zërat kritikë. As Basha nuk i ka shpëtuar gjobave për masën e distancimit social pasi vetëm dje u gjobit dy herë, në Durrës dhe tek Teatri.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë.

RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë. pic.twitter.com/L8opWLtnXp

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 15, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re