Kleviol Ahmeti, i riu i famshëm në rrjetet sociale është vënë në pranga nga policia Kufitare në Rinas. Ka qenë reperi Noizy ai që ka denoncuar Kleviol Ahmetin, me pretendimin se ky i fundit i kishte shkaktuar ankth si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

 

Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Më herët dy reperët janë konfliktuar fizikisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re