Policia e Tiranës ka arrestuar një djalë të ri, i cili ishte shpallur në kërkim nën akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Mësohet se 24-vjeçari, nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie”, tha Policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re