Rreth të 30-tave, prindërit e tij i tregojnë se ai është një fëmijë i adoptuar. Ai nis të kërkojë prindërit biologjikë, një kërkim që e vijoi për 30 vite derisa arriti të gjejë disa dokumente dhe emrin e vëllait të tij biologjik.

Kjo është historia e dy vëllezërve, që ribashkohen pas 60 vitesh. Ky është Martin Hauser, i adoptuar në vitin 1962. Sipas dokumentave që ai arriti të gjejë në vitet ‘90, nëna e kishte dhënë për adoptim sepse nuk kishte mundësi për ta mbajtur dhe i shoqi kishte refuzuar mbështetjen financiare. Martini ishte adoptuar kur ishte vetëm disa muajsh.

Por nga vitet ’90 deri në vitin 2017, Martin nuk mundi dot të gjente informacione mbi emrat e familjes së tij biologjike. Provoi shumëçka deri në vitin 2019, kur në Karolinën e Veriut ndërroi ligji për aksesin në të tilla informacione, i cili mund të gjehej përmes palëve të treta.

Në vitin 2019 ai kontaktoi shtëpinë e fëmijës në Karolinën e Veriut për të nisur një kërkim për prindërit e tij. Në fund të vitit 2020, arriti të gjejë çertifikatën e vdekjes së të atit biologjik, e në krah të informacioneve për të… edhe emrin e vëllait.

Martin e kërkon të vëllanë, Joseph Shaw (Xhozef Shau) në rrjetet sociale dhe brenda 15 mintave arrin ta gjejë. I çon një sms duke i shpjeguar në pak rreshta se njeriu që po i shkruante ishte vëllai i tij.

Xhozef mbetet pa fjalë nga ai mesazh. Dy vëllezërit flasin në telefon përreth tre orë. Dhe që nga ajo kohë kanë folur vazhdimisht mes tyre. Deri në muajin maj të këtij viti, kur për herë të parë takohen mes tyre në aeroport. (Martini jetonte në Arizona, Xhozef në Karolinën e Veriut).

E kështu pas 60 vitesh, dy vëllezërit përqafohen mes tyre, një moment prekës që e përcollën mediat amerikane, siç tregon video e mëposhtme.