Partia Demokratike behte gati te heqe dyert e blinduara.

 

Pas debateve të brendshme në selinë blu dhe propzoimeve për heqjen e dyarve të blinduara nga Gaz bardhi dhe Ervin Salianji, punëtoret kane sjell brenda ne seline blu  mjetet e punës për ta bërë fakt të kryer këtë gjë.

 

Dyert e hekurit u vendosen dy ditë para protestes se 8 janarit, ku pati përplasje të mëdha mes mbështetesve të dy grupimeve në PD.

 

Dyert e blinduara ishin pengesa kryesore e mbështetesve të grupimit të Sali Berishës për të shkuar në katin e dytë të godines se PD ku gjatë protestes së PD ndodhej Lulzim Basha me mbështetesit e tij.

 

Deputetet që kërkuan heqjen e dyerve të blinduara thanë se kjo gjë do të shërbeje edhe si  mesazh për ribashkimin e partisë.

 

Mirëpo përtej retorikes për bashkim,  ka ende diskutime të mëdha sesi do të bëhet një gjë të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re