Në Këshillin e Lartë Gjyqësor po zhvillohet seanca për uljen e pagës prej 40% të gjyqtarit Hekuran Sinani. Kjo seancë është kërkuar nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Ndërkohë nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

• Në 6 vendime gjyqësore të dhëna nga magjistrati është refuzuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratat e kredive bankare në rastin e Bankës Kombëtare Tregtare, apo të akteve për dhënie kredie nga institucione financiare jobankare në rastin e Shoqërisë “N.O.A” sh.a., me argumentin se këto akte nuk ishin përpiluar përpara noterit.
• Në mënyrë të përsëritur magjistrati rezulton të mos ketë zbatuar legjislacionin procedurial e material, si dhe ta ketëzbatuar në mënyrë të gabuar, përmes vendimeve të konstatuara si të gabuara edhe nga një gjykatë më e lartë.Dispozitat procedurale civile, të cilat janë interpretuar gabim nga ana e magjistratitjanë të natyrës përcaktuesedheurdhëruese, dukeparashikuar qartazi ndarjen për detyrimet monetare në të holla, për të cilat duhet akt noterial, akt i cili nuk kërkohet për aktet e dhënies së kredive bankare.
• Shkelje janë kryer në të paktën gjashtë vendime-objekt hetimi disiplinor, dhe pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë, e cila ka konstatuar këtë shkelje, magjistrati ka kryer të njëjtën shkelje dhe një herë tjetër, gjatë periudhës kohore 2020- 2021, duke bërë që shkelja të jetë edhe vazhduese.

Vendimi i marrë nga ILD

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit H.S. për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe pranmin e propozimit për masëdisiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re