Presidenti Ilir Meta:

I trembur dhe i panikosur nga përgjegjësitë e tij përballë popullit opozitar që e gënjente duke u premtuar se ne 8 qershor do rrëzonte qeverinë si dhe I frikësuar nga dhuna që mund të ndodhte, Basha iu ul në gjunë presidentit që të ndryshonte datën e zgjedhjeve. Pikërisht në datën 8 qershor të 2018, presidenti sapo mbërriti në Shqipëri presidenti u njoh me situatën dhe ngjarjet e dhunës që pritej të ndodheshin dhe nëpërmjet një deklarate bëri me dije se duke marrë përsipër përgjegjësinë pasi analizoi situatën në vend, mori vendim për ndryshimin e datës së zgjedhjeve por edhe për të dhënë një rrugëzgjidhje për Lulzim Bashën por edhe për të rënë në dakordësi të plotë me palët për një datë tjetër. Ky nuk ishte një vendim i lehtë për mua, kështu që unë e mora në telefon kryeparlamentarin I cili ishte në jug me kryeministrin.

Duke mos patur kohë në dispozicion por duke patur shqetësim të rëndë për pasojat e protestave pasi vetë Basha ishte I tmerruar nga rezultati i protestave që vetë I kishte thirrur. Mos të harrojmë se në protestat e mëparshme dhjetëra policë dhe qytetarë u plagosën. Pas anulimit të dekretit për zgjedhjet në datën 30 qershor unë bëra përpjekjet e plota për të arritur një dakordësi lidhur me një datë të re për zgjedhjet.

Pas dekretimit të datës 13 tetor si datë zgjedhjesh, veprimi më minimal I Bashës do të ishte që të paraqiste në komision kërkesën për regjistrim në zgjedhje, datë për të cilën ra dakord vetë. Por cfarë ndodhi? Rezulton se zyrtarisht se Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet që unë pata dekretuar për t’u bërë në 13 tetor të 2019. Por kujt i shërbyen këto veprime të Lulzim Bashës? Këto veprime ishin në sinkron të plotë me 4 komisionerët e KQZ të cilët ishin socialistë.

Lulzim Basha bojkotoi dhe 13 tetorin dhe aleatët e tij që donin zgjedhje vendore. Kryetari i KQZ-së në datë 3 gusht thirri mbledhjen e KQZ-së. 4 anëtarët e shumicës që kishin zhvilluar zgjedhjet antikushtetuese të 30 qershorit nuk morën pjesë dhe bojkotuan. Dhe arsyeja e tyre ishte që dhe vetë kryetari i opozitës kishte bojkotuar 13 qershorin. Atëhere lind pyetja për ccdo qytetar, kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019? Bojkoti i z.Basha edhe në 13 tetor ishte në sinkron të plotë me 4 anëtarët e KQZ së PS-së që organizuan zgjedhjet jokushtetuese të 30 qershorit. Nuk i shërbeu aspak vendit dhe as opozitës. Sot nuk ka asnjë këshilltar në Republikën e Shqipërisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re