Skip to content

E kërkon me ngulm drejtësia italiane, arrestohet në Lezhë 32-vjeçari me dy emra dhe dy mbiemra

Një 32-vjeçar me dy emra dhe me dy mbiemra është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallir në kërkim nga Italia, pasi Gjykata e Monzës në Itali e kishte dënuar me 8 vite burg nën akuzën e ‘pastrimin e produkteve të veprës penale’. Personi i vënë në pranga është Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32  vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb