Skip to content

E kishin mbushur makinën me drogë për ta shitur, momenti kur kapen mat dy të rinjtë! Ja ku ishin vendosur thasët me kanabis

droge11

Uniformat blu kanë arrestuar dy të rinj të cilët kishin mbushur makinën me drogë dhe po e transportonin për ta shitur.

Në pranga kanë rënë 29-vjeçari Klajdi Shaholli, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, 38-vjeçari Haxhi Mero.

Gjatë kontrollit në mjetin e tyre uniformat blu gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg kanabis. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ Transportonin me qëllim shitjen, 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, finalizoi operacionin e koduar “Sinjali”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit K. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe H. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“”