Skip to content

E kishte fshehur në kroskotin e makinës, 40 vjeçari shqiptar kapet me drogë në Greqi

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Volos pasi u ka me drogë në makinë. 40 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte fshehur në kroskotin e makinës katër pako me dy kilogramë kokainë. Shtetasi shqiptar akuzohet si pjesëtar i një rrjeti të trafikut të drogës.

Policia sekuestroi edhe një pako tjetër me 51 gram kokainë. Siç u njoftua, i arrestuari e kishte marrë lëndën narkotike nga Athina, me qëllim transportimin në Volos dhe Selanik. Policia duket se ka pasur informacion për itinerarin dhe ka ndaluar mbrëmjen e djeshme makinën e 40 vjeçarit shqiptar.