Foto e mësipërme i përket një videoje të kapur nga një kamera sigurie në San Francisco, teksa një burrë sulmon një oficere policie dhe tenton ta mbysë me duar.

Fatmirësisht në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë disa qytetarë të cilët kanë bërë të mundur që agresori të lëshojë oficeren e policisë.

Video u publikua në të gjitha mediat amerikane.

Oficerja e policisë kishte shkuar në vendin e ngjarjes fill pas marrjes së një telefonate se një burrë po kërcënonte njerëzit në bizneset e zonës. Kur oficerja përballet me burrin, ky i fundit duket se i bindet fillimisht urdhrave të saj për t’u dorëzuar dhe për t’u prangosur… derisa vjen momenti kur i kthehet polices dhe e përplas në tokë me peshën e tij trupore.

Pak sekonda më pas, ndërhyjnë disa qytetarë, 4 prej tyre. Janë ata që bëjnë të mundur që burri të lëshojë oficeren e policisë. Njëri prej tyre tregoi për KGO momentet kur pa skenën dhe vendosi të ndërhyjë në ndihmë të polices.

“Ishte një burrë i bëshëm dhe nuk po e linte oficeren e policisë. E kishte kapër për fyti e nuk po e lëshonte. Situata mu duk emergjente dhe mendova se nëse nuk do ta largonim, ai mund ta lëndonte me të vërtetë oficeren.”-tha Majkëll Ualdorf.

Me ardhjen e policisë burri u arrestua. Ai ishte një 33 vjeçar që jetonte në rrugë dhe që ishte dënuar disa herë më parë për akuza sulmi e të tjera vepra penale. Ndërkohë oficerja e policisë shkoi në spital dhe nuk pati lëndime të rënda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re