Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit dhe një punonjës. Ne kuader te operacionit policor te koduar “Gaminator”, jane arrestuar :
Shpetim Tafçiu dhe Fatjon Zeqa.

Sekuestrohen 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojra fati.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, kanë oragnizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gaminator”, si rezultat i të cilit u ushtrua kontroll në një lokal në Maqellarë, në pronësi të shtetasit Sh. T., dhe punonjës shtetasin F. Z., dhe gjetën  e sekuestruan 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojra fati.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë pronarin e lokalit shtetasin Sh. T., 55 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Moskallzim Krimi”.

Si dhe shtetasin F. Z., 54 vjeç, banues në Maqellarë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re