Pronari i një lokali në Tiranë është vënë në prángá së bashku me një prej kamarierëve, për shkak se e kishin shndërruar ambientin e biznesit, në një vend ku konsumohej lëndë nárkotike. Policia ka proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të cilët u kapën në flagrancë duke konsumuar lëndë nárkotike.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë krìminale në fushën e nárkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Nárkotikëve në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Komuna”.

Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pránga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e nárkotikëve.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë nárkotike.

Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë nárkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë nárkotike kòkainë, një shumë pararash, dhe 4 aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Nárkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë krìminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve nárkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë nárkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë árrestimi i shtetasve :

I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje nárkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë nárkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë nárkotike kòkainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës nárkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

loading...