Ish kreu i KQZ, Arben Ristani: Siç e ndoqët gjatë gjithë ditës, referendumi i demorkatëve apo i demorkacisë ishte një shfaqje e shkëlqyer e mënyrës sesi sillet një grupim partiak i cili zbaton rregullat e demokracisë. Ka një anëtarësi e cila është pak a shumë e fryrë. Përgjithësisht kjo është pjesa më aktive e demokratëve të cilët kanë marrë pjesë edhe në organizime të tjera të partisë. Ishte dicka më shumë nga çfarë shoh krahasuar me procesin ku u votua Basha për t’u rizgjedhur në krye të PD. Kini parasysh që në procesin ku Basha u rizgjodh kishin marrë pjesë edhe konkurrentët e tij të cilët kanë qtërhequr edhe ata vota. Por këtë herë duket një angazhim më i madh dhe më i shtuar në votim. Votimi ka nisur që në 08:00 të mëngjesit dhe ka qenë i rregullt i qetë pa incidente.

Sot Kuvendi vendosi shkarkimin e Berishës nga çdo funksion i PD.

Ristani: Ju siç e dini në Kuvendin e datës 11 dhjetor ne anuluam mbajtjen e Kuvendit në datën 18 dhjetor kështu që nuk mund ta quajmë kështu. Nuk dua të them se salla ishte e mbushur me punonjës call-centerash, nuk dua të them se kishte studentë, nuk dua të them se kishte individë nga PS. Duke thënë të gjitha këto ishte një sallë që ka 2 mijë vetë. Nuk është kuorum i nevojshëm për të pasur një kuvend. Nëse anëtarësia e PD e ka ratifikuar, mbaron historia e Bashës dhe vazhdon një peridudhë tranzicioni deri në kuvendin e marsit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re