Skip to content

E kishte menduar ndonjëherë përfshirjen në politikë? Flet deputetja Luljeta Bozdo

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozdoe ftuar  e cila në emisionin “Jo vetëm modë” ka rrëfyer momentin kur iu propozua të përfshihej në politikë nga Kryeministri i vendit Edi Rama.

Bozdo është shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të ishte pjesë e politikës.

Orinda Huta: Përfshirja këtë vit në politikë, e kishe menduar ndonjëherë veten?

Luljeta Bozdo: Asnjëherë, as nuk më kishte shkuar ndonjëherë në mendje dhe nuk kam pasur kurrë qejf, por ishte një dëshirë e njerëzve të thjeshtë që përveç se më falenderonin për atë qetësi që iu dhashë, por në fund e përfundonin, ja njerëz si ty na duhen në parlament. Pastaj erdhi dhe propozimi nga Kryeministri. Ishte një moment kështu: pam, pam, nuk e di edhe vetë nuk e mora vesh si e pranova.

Orinda Huta: Çeljen e seancës plenare sepse u çel nga ju…

Luljeta Bozdo: Po, sepse isha më e moshuara dhe nga unë u çel. U mundova në ato 3 minuta e gjysëm sepse unë jam shumë racionale dhe sa minuta ke për të folur dhe atë që ke për të thënë thuaje në ato minuta dhe u pëlqye ajo fjala e hapjes nga të gjithë të majtë e të djathtë sepse kishte vetëm këtë që: Çfarë jemi ne që kemi ardhur në këtë sallë? Na ka votuar populli dhe për çfarë na ka votuar? Që të bëjmë ligje të mira dhe të bëjmë më të mirën për vendin.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë