FOTO ILUSTRUESE

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Sekuestrohet lënda narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. G., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re