Një ngajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë fillore në Duisburg të Gjermanisë, ku një 21-vjeçar ka plagosur me thikë dy fëmijë të mitur.

Mediat gjermane raportojnë se autori kishte njoftuar javë më parë për kryerjen e këtij akti të rëndë përmes rrjeteve sociale.

Mësohet se autori i plagosjes së dy fëmijëve, 9 dhe 10 vjeç, ishte raportuar më herët në policinë e Bavarisë në janar dhe ndaj tij ishte planifikuar një kontroll, i cili nuk u krye.

Mediat bëjnë me dije se 21-vjeçari me origjinë nga Bullgaria ishte adhurues i vrasësve serialë, gjë që besohet se e ka shtyrë atë më tej drejt plagosjes së kryer.

Mësohet se pasi plagosi dy fëmijët e mitur, një kalimtar i rastit ka tentuar ta ndalojë atë, ndërsa ka qenë babai i autorit ai që ka larguar armën e krimit nga duart e 21-vjeçarit.

Dy fëmijët, të cilët u goditën me thikë pranë kokës dhe qafës, u plagosën rëndë, por tani nuk gjenden në rrezik për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re