Presidenti Thaçi, përkundër kundërshtimeve të partive opozitare por edhe të NISMA-s së Fatmir Limajt, do të udhëtojë më 24 qershor për të rifilluar bisedimet me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Takimin e ka konfirmuar Bashkimi Evropian.

“Përfaqësuesja e Lartë dhe Presidentët do të vazhdojnë punën e tyre në fazën e normalizimit gjithëpërfshirës të Dialogut, të marrin në konsideratë marrëveshjet ekzistuese, të informojnë për arritjet e deritashme sikurse edhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm duke pasur parasysh periudhën intensive përpara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së përfaqësues së BE-së, Frederica Mogherini.

Kujtojmë se opozitarët kanë kundërshtuar që Thaçi të jetë kryenegociator me arsyen se ai do të bëjë kompromise në dëm të interesave të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re