Janë konfirmuar pozitiv 42 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se rastet e reja në Krujë kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, duke shmangur rregullat e vendosura për distancimin social.

Mes personave që kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit janë edhe 5 personel mjekësor. Numri i personave të shtruar në Infektiv është rritur me 9 pacientë. 8 prej personave të shtruar ndodhen në terapi intesive, dhe një i intubuar. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi i intubuar është një 48-vjeçar, pa sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet e reja janë zbuluar 21 në Tirane, 9 në Shkoder, 4 në Durrës, 3 në Kruje, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 1 në Berat dhe 1 në Urën Vajgurore. Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re