Skip to content

E konsideroi Korenë e Veriut si kërcënim, Peniani i përgjigjet ashpër presidentit Biden: Po bën një gabim të madh

Zyrtarët në Penian i janë përgjigjur Presidentit të SHBA, Joe Biden, pasi ky i fundit tha se do të vendosë sanksione të ashpra për Korenë e Veriut, duke e konsideruar këtë vend, si një kërcënim të sigurisë.

Zyrtarët në Penian e kanë konsideruar “gabim të madh”, këtë fjalim të Joe Biden.

“Deklaratat e Biden duken qartë që kanë si qëllim vazhdimin e politikave armiqësore kundër Koresë së Veriut, ashtu siç SHBA ka vepruar për më shumë se gjysmë shekulli. Nuk ka dyshim që presidenti i SHBA po bën një gabim të madh”, është shprehur ministri i Punëve të Jashme në Korenë e Veriut.

Ministri verikorean nuk ka bërë të ditur se cilat janë hapat që Peniani zyrtar do të ndërmarrë, por deklaratat e bëra mund të konsiderohen si një kërcënim për administratën e Biden, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb