Dick Farrel, prezantues në radio dhe televizion, për të cilin mediat amerikane dhe britanike shkruajnë se ka qenë përkrahës i flaktë i ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe njëherit kritikues i ashpër i drejtorit të Qendrës Kombëtarë për Shëndetësi, Anthony Fauci dhe kundërshtar i vaksinimit kundër COVID-19, ka ndërruar jetë gjashtë ditë më parë si pasojë e infeksionit të coronavirusit.

Siç raporton The Guardian, Farrel ishte bërë i njohur gjatë kohës së pandemisë pasi që thoshte për Faucin se është gënjeshtar, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos vaksinohen. Por kur u prek nga COVID-19, ai ndërroi mendim duke shprehur haptazi pendesën që nuk ishte vaksinuar.

“Më dërgoi porosinë në të cilën shkruante: Merre. Më tha që ky virus nuk është shaka. Do të doja ta kisha marrë (vaksinën)”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, mikesha e Farrelit, Amy Leigh Hair.

Farrel me origjinë është nga Queens. Ky banor i New Yorkut moderonte emisione në Florida dhe ka qenë redaktor përgjegjës në median Neësmax. Atë e përshkruajnë si pionier të “bisedave shokuese”.

Farrelin, The Guardian e ka përshkruar si përkrahës të flaktë të Donald Trumpit, dhe ishte bërë i njohur duke përhapur teori të ndryshme konspirative mbi mashtrimet e pretenduar gjatë fushatës në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të vitit të kaluar.

Ishte bërë i njohur edhe për faktin se në emisionet e tij ka vënë në pikëpyetje efikasitetin e vaksinave kundër coronavirusit. Disa nga miqtë e tij më vonë ndërruan qëndron dhe thoshin se ndihen me fat që janë vaksinuar dhe kanë parandaluar vdekjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re