Marrëveshja mes Inter dhe Besiktas është arritur.

Kristjan Asllani do të veshë fanellën e klubit turk. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje.

Besiktas do të mbulojë pagën e mesfushorit shqiptar për pjesën e mbetur të sezonit.

Në rast se do të aktivizohet opsioni i blerjes në qershor, atëherë klubi turk duhet të paguajë 12 deri në 13 milionë euro.

Ndërkohë, portali i njohur “Fotomaç” ka publikuar edhe një jetëshkrim të mesfushorit.

Karriera:

Asllani filloi karrierën profesionale me Empolin në vitin 2021.

Më pas u transferua te Inter në vitin 2022.

Gjatë sezonit aktual (2025-2026), ai ishte i huazuar te Torino duke luajtur ndeshje të rëndësishme në Serie A.

Statistikat:

Ka luajtur 226 ndeshje në nivel klubesh me Empolin, Interin dhe Torinon.

Gjatë këtyre ndeshjeve ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 11 asistime.

Me përfaqësuesen e Shqipërisë ka zhvilluar 38 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asistime.

Vlera e tregut:

Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera e tij në treg është 13 milionë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re