Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për mediat pas seancës së posaçme në kuadër të vizitës së Presidentit kroat, Zoran Milanoviç, ku paralajmëroi se opozita do filloj qëndresën e saj në parlament.

Ndër të tjera, ish-kryeministri nuk kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin u shpreh se “prej dy ditë e shndërroi Tiranën nga një kryeqytet evropian në një kryeqytet të gjysmës tjetër të Beogradit”.

Më tej, Berisha u shpreh se opozita do filloj qëndresën e saj në parlament dhe do përshkallëzoj këtë armiqësi të Edi Ramës, dhe do i përgjigjet në mënyrë të merituar.

“Prej dy ditë e shndërroi Tiranën nga një kryeqytet evropian në një kryeqytet të gjysmës tjetër të Beogradit. Në kryeqytet te megafonave të luftës së ftohte kundër Kosovës, konstaton në një kontrast si nata me ditën.  Garantojmë Kroacinë se marrëdhëniet me ketë vend, janë një përparësi e padiskutueshme për vendin tonë dhe rajonin.

Opozita de facto është  përjashtuar nga parlamenti si opozita sovrane në të cilën në përputhjeje me Kushtetutën, i takon të përmbush detyrimet ndaj qytetarëve. Me vendimet antikushtetues e të Edi Rames, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkë kryetarin qe do ai opozitës dhe ti rrëmbej postin kryetarit te grupit parlamentar dhe bllokimin e çdo nismë hetimore të opozitarëve.

Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon asnjë komision tjetër, se e di qe çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Opozita do filloj qëndresën e saj në parlament dhe do përshkallëzoj këtë armiqësi të Edi Ramës dhe do i përgjigjet në mënyrë të merituar”, deklaroi Berisha.

Sa i përket paralajmërimeve të bëra më parë në lidhje me ngritjen e qytetarëve dhe opozitës në protesta, Berisha u shpreh para gazetarëve se do të ketë një datë, ndërsa theksoi se “tani nis beteja”.

“Çdo gjë është në rendin e ditës. Datë do të kemi. Fillon në parlament, se deputetet de facto nuk janë më deputet opozite se të drejtat e tyre u konfiskuan nga Edi Rama. Ato që kemi bëre ne kanë qenë hapa të para, tani nis beteja”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re