Ishte një skenë krejt e panjohur në të gjithë karrierën e tij të deritanishme. Cristiano Ronaldo ka ofruar një set fotosh me pamjen e tij të shpërfytyruar nga marrja e një kartoni të kuq në ndeshjen me Valencian, ku si shkak ishte një shkulje e lehtë flokësh, më saktë thjesht një prekje nervoze momentale në kokë e mbrojtësit kundërshtar.

Por ai, i pamësuar që dikush t’i tregon të kuqen, pra për të lënë fushën, gati e humbi kur provoi shijen e hidhur të daljes jashtë.

Ai nisi të qajë si fëmijë, të përpëlitet nën zemërim, për të lënë në kujtesën e publikut dhe një portret ndryshe nga ai që është parë deri më tani, gati i panjohur, i shpërfytyruar deri në dhimbje.         

Shpërndaje:Click to share on Facebook (Opens in new window)Click to share on Twitter (Opens in new window)Click to share on Google+ (Opens in new window)Click to share on Reddit (Opens in new window)Click to share on Telegram (Opens in new window)Click to share on WhatsApp (Opens in new window)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko