Skip to content

E la jashtë listave, çuni i Fahri Balliut mbron librin e Bashës: Janë kujtime për rininë ato

Klevis Balliu, një nga personazhet më të spikatur gjatë protestës së Astirit për prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës, ka komentuar sot librin e Bashës, duke i dalë në krah pas kritikave të shumta që ka marrë.

Balliu thotë se libri nuk është artistik, nuk ka bërë letërsi aty, por ka shpalosur programin e tij dhe kërkon t’ja dërgojë qytetarëve, t’ja shpalosë atyre.

Balliu: Libri i Bashës nuk është libër për ta diskutuar a të pëlqen a jo. Botimi ka një qëllim, t’i shkojë programi i kandidatit për kryeminister, në liber ai tregon programin.

S’mund të flasim për librin e Lulzim Bashës pqr gjëra që ai s’i ka shkruajtur.

Nuk është letërsi a ka shkruajtur bukur apo jo. Ai flet për rininë aty, nga e veçanta te e përgjithshmja.

Qëllimi është të çojë programin e kandidati për kryeministër te qytetarët, shpjegon se si do të implementojë programin e tij.

Fevziu: Jo jo ai flet për veten e tij, për personalitetin…

Balliu: Basha thotë unë kam problem themelor ekonominë sepse është shkatërruar tregu i lirë dhe është kapur është monopolizuar ekonomia.

Fevziu: Ai tregon raportin e tij me formimin politik që ka.