Ne emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori e vecante. Protagonisti kryesor i kësaj historie, Kujtimi i kishte shkruar emisionit për të mundësuar te gjenin dhe tetakonte nënën e tij biologjike.

Historia e Kujtimit kishte nisur para 48-vitesh kur mamaja e tij,
Rajmonda kishte qenë e re dhe ishte dashuruar. Fatkeqësisht pas një
periudhe Rajmonda ishte ndarë dhe kishte ngelur shtatzënë. Tepër e re
dhe e detyruar nga rrethanat edhe nga mentaliteti i njerëzve, ajo e
kishte lënë Kujtimin në spitalin ku kishte lindur.

Kujtimi në studio rrëfeu se e kishte kërkuar nënën e tij biologjike
për vite të tëra, por pa asnjë rezultat pozitiv. Ai i kishte shkruar
programit para një viti dhe gjatë gjithë kësaj kohe gazetarët e kishin
ndjekur si rast derisa kishin rënë në gjurmët e nënës biologjike.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të
Kujtimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio.

Gjatë bisedës që u zhvillua midis moderatores, Arbana Osmanit dhe
zonjës Rajmodna u zbulua që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht
djali i saj, Kujtimi, të cilin e kishte lindur dhe braktisur para
48-vitesh. Nëna e Kujtimit e penduar dhe e përlotur në studio rrëfeu se e
kishte kërkuar djalin e saj por pa asnjë rezultat.

“Të kam thirrur këtu për të të falënderuar që më solle në
jetë. Nuk kam pasur kurrë qëllim që të të paragjykoj, thjesht doja të
dija prejardhjen time e të të takoja ty!”- ishte mesazhi i djalit për nënën e tij.

Në fund pas shumë momentesh prekëse dhe emocionuese nënë e bir u
takuan për herë të parë pas 48 vitesh në studion e programit “Dua të të
bëj të lumtur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re