Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës, duke thënë se jep leksione boshe, ndërkohë që e ka lënë partinë 12 vite ne opozitë.

Gazment Bardhi iu përgjigj konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, duke theksuar se koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh.

Sipas Gazment Bardhit, “Basha ka 5 muaj që vjen vërdallë si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik”.

“Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtinë për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që s’ka bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdallë si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim. Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë”, thuhet në reagimin e Bardhit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re