Policia greke ka vënë në pranga një shqiptare e cila ka lënë të vetëm në shtëpi vajzën e saj një vjeçare,

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit, ku kanë qenë fqinjët ato që kanë dëgjuar të qarat e fëmijës dhe kanë lajmëruar policinë.

Pasi autoritetet kanë mbërritur në banesën e shqiptares kanë gjetur fëmijën e vetëm brenda. Pas disa kërkimeve është arrestuar 37 vjeçarja e cila është dërguar pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka venë në rrezik jetën e të miturit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re