Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur një akuzë të rëndë, duke thënë se Policia e Shteti e ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli.

 

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

 

Ky rast që i referohet Salianji ka ndodhur në maj të këtij viti. Pas dëshmisë së Nuredin Dumanin në Prokurori, SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste, ndërkohë që policia ka arrestuar 18, e 14 të tjerë janë në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

 

Policia ka zbarkuar në një dhomë hoteli, ku dyshohet se qëndronte Martinaj dhe nga kontrolli janë gjetur objekte të paligjshme që i kërkuari mbante.

 

Policia ka gjetur aty disa targa të huaja, një kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime, si dhe një parfum “Tom Ford”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re