Kjo është historia e një oficeri policie, i cili iu përgjigj një thirrje për ndihmë së bashku me kolegun e tij. Ishte e treta herë që kishte patur denoncim për dhunë. Shkuan në banesën e një gruaje, e cila jetonte me të dashurin dhe vajzën e  mitur. Kur oficeri Brajan Zak hyri në banesë, pa Kajlën në dhomën e ndenjies. Vajza, në atë kohë veçse dy vjeçe, kishte njërin sy të nxirë.

Në trupin e saj të vogël oficerët dalluan shenjat e dhunës së vazhdueshme që ishte ushtruar mbi të. Oficeri vetë kujton se në veshët e Kajlës kishte shenja të gjakut, nga rrahjet që kishte pësuar fëmija. E pavarësisht të gjithave, kur oficerët hynë në dhomë, vajza i buzëqeshi dhe i dha dorën oficerëve. Brajan e mori të miturën dhe e solli në departamentin e policisë, atje ku po priste për ardhjen e shërbimeve sociale.

Së bashku vizatuan me disa lapustila që Brajani kishte në zyrë. Panë po ashtu dhe kukulla në Tv. Shërbimet sociale erdhën dhe fillimisht Kajla u dërgua në spital për një kontroll mjekësor. Nga kontrolli rezultoi se vajza kishte pësuar një frakturë në kokë, gjakderdhje dhe një bërryl të dislokuar.

Turni i punës përfundoi dhe oficeri i policisë nuk mund të shqiste nga mendja Kajlën. Vazhdimisht pyeste për të dhe shëndetin e saj, derisa punonjësit në shërbimet sociale, i kërkuan nëse do të ishte i gatshëm të bëhej kujdestari i saj.

Oficeri, vetë baba i dy fëmijëve, pranoi menjëherë dhe u bë kujdestar i vajzës për afro 2 vite. Burrë e grua pritën procedurat shtetërore, pa e ditur nëse prindërit e Kajlës do të merrnin vajzën. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Kësisoj, oficeri i policisë vendosi që ta adoptojë ligjërisht të miturën, duke i dhënë kësisoj dashurinë e munguar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re