Mazhoranca pritet të kremtojë përvjetorin e radhës së Konferencës së Pezës, një ndër evenimentet politike më të rëndësishme të luftës, por si çdo tjetër plot dritëhije.

Te grupimet e tjera, ato nacionaliste, ajo konsiderohet si komplot komunist me tradhëtinë brenda, në funksion të marrjes së pushtetit, ndërsa në mendimin e majtë ajo është konferenca që bashkoi popullin kundër pushtuesit. Kësaj i ka mëshuar fort dhe Gramoz Ruçi.

“Peza zgjodhi drejtimin e duhur në udhëkryqin e historisë. Peza integroi idealet e rilindasve me antifashizmin. Konferenca e Pezës kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë. Ngjarja e Pezës ishte bashkim për lirinë, ndërsa sot duhet të shërbejë si bashkim për reformat dhe Europën”, është shprehur kryeparlamentari Ruçi.

Ishte Rama si kryetar Bashkie që e ktheu Pezën në një ditë-nate festimesh rinore, pasuar tashmë si traditë dhe nga Veliaj.   

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re