Mbrëmjen e djeshme (4 mars) një 58-vjeçare shqiptare ka denoncuar tek autoritetet greke djalin e saj për dhunë.

Siç thuhet në denoncim, në orët e hershme të së hënës djali ka kërcënuar dhe sharë nënën e tij.

Pasditen e së njëjtës ditë është përsëritur e njëjta skenë, por kësaj radhe asaj i është hedhur një send në kokë, me pasojë një lëndim të lehtë.

Në mbrëmje, nëna në pamundësi për të përballuar këtë situatë, shkoi tek autoritetet dhe e denoncoi.

Pas denoncimit, policia ka vënë në kërkim 31-vjeçarin, i njohur për autoritetet dhe e ka arrestuar pak kohë më pas dhe ndodhet përballë drejtësisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re