Kuvendi i Kosovës ka vendosur të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të martën, ku do të diskutohet mbi “kufijtë” dhe “dialogun e Brukselit”, dy çështje që lidhen me rolin e presidentit Thaçi.

Opozita sakaq e pret me “padurim” këtë seancë, siç vetë e ka kërkuar, pasi është pregatitur dhe një rezulotë për t’ju bërë bllokadë Thaçit për dy inisiativat.

Nr.2 i PDK-së, Abdullah Hoti, parti e cila kërkon të mbajë fort dhe të qënit lidere e opozitës në një konkurencë me Vetëvendosjen, bëri thirrje për unitet opozitar në votimin e rezolutës.

“Presim mbështetje për rezolutën e planifikuar të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit. Është sinjal i qartë për presidentin e vendit se duhet të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese për rrënimin e shtetit të Kosovës”, tha ai Hoti.

Kuvendi i së martës pritet të jetë dhe një test për qeverinë, se si do reagojë ndaj Thaçit, sidomos në pjesën e “kufijve”. Shefi i qeverisë Haradinaj, është pozicionuar kategorikisht kundër lëvizjes së tyre.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re