Këtë të martë, rikthehet Champions League me ndeshjet e fazës “play off”.

Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit për klube në Europë është futur në një moment vendimtar dhe çdo gabim, mund të rezultojë fatal nga skuadrat.

Në orën 18:45, Juventusi luan një transfertë delikate në Turqi ndaj Galatasarayt. Italianët vijnë në këtë takim, pas humbjes me Interin dhe synojnë rezultat pozitiv në Stamboll.

Barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm për bardhezinjtë, duke parë shkallën e vështirësisë, pasi skuadra turke në shtëpi kë rezultuar një kockë e fortë për të gjithë kundërshtarët,

Prej orës 21:00, do të luhen tre ndeshjet e tjera. Real Madrid rigjen sërish Benfican, skuadër më të cilën u përball në ndeshjen e fundit të fazës së ligës.

Madrilenët u mposhtën 4-2 në Portugali dhe do të kërkojnë hakmarrjen. Skuadra spanjolle ka favor të rëndësishëm, pasi ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi.

Duel tejet interesant do të jetë ai mes kampioneve në fuqi të PSG dhe skuadrës tjetër franceze, Monaco.

Parisienët vijnë si të favorizuar në këtë takim, por fjalën e fundit do e thotë fusha e lojës.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Dortmund dhe Atalantas në “Signal Iduna Park”.

Të dyja ekipet vijnë në formë të shkëlqyer dhe njihen për lojën e tyre sulmuese, prandaj spektakli është i garantuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re